Ndue Zefi autori i vrasjes së ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës është vetëdorëzuar këtë të martë në polici.
Zefi u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës.
Dy ditë më parë ai vrau me kallashnikov Martin Ndrecajn pas një konflikti që patën në një prej lokaleve të lagjes.
Sipas policisë Zefi dhe Ndrecaj ishin duke pirë bashkë dhe më pas u konfliktuan fizikisht.
Pas sherrit të ndodhur Zefi u largua nga lokali dhe I bëri pritë Martin Ndrecajt duke qëlluar mbi këtë të fundit pesë plumba me kallashnikov.
38 vjeçari Ndue Zefi po transerohet nga blutë e Shkodres drejt komisariatit te Durresit.