Vëllai i Zhaneta Josifit, Selam Fejzo ka deklaruar për mediet se kohët e fundit nuk kishte kontaktuar me të motrën. Ai ka treguar se disa herë që vizitoi të motrën në shtëpinë e saj në Kombinat, kjo e fundit i thoshte se Anisa po lexon.

Vëllai i Zhaneta Josifit tregon detaje të reja, ku thotë se sa herë i shkonte në shtëpi të motrës ato i kanë thënë se Anisa vajza e vetëflijuar që ka qëndruar prej 15 muajsh e vdekur në shtëpi, po lexonte ose po flinte.

“Sa herë kemi shkuar në shtëpi Anisa nuk dilte. Na thoshin Anisa është në shtëpi po lexon e po fle. Nuk na shkonte kurrë mendja për këtë që ndodhi. Në shtëpi nuk kemi ndjerë kurrë erë të rëndë”, ka thënë ai.

Sakaq ai ka treguar dhe momentin kur ka lajmëruar policinë.

“Po kalonte kohë që nuk po kontaktoja me motrën. U detyrova të shkoja në polici. Motra dhe Blerta i thanë policisë jemi në shtëpi”, ka thënë më tej ai.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për ditë me radhë me banorët e lagjes.

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në bane

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re