Skip to content

Vetë-helmohet çifti i të rinjve pesë ditë pas martesës

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd këtë të premte ku një çift bashkëshortësh janë vetë-helmuar.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja Rezarta Hajdari 19 vjeçe, e cila është paraqitur pa shenja jete në spital.

Ndërkohë bashkëshorti Olsian Hajdari 27 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti ishte martuar vetëm pesë ditë më parë.