Stafi mjekësor që i ka shërbyer 73-vjeçares që humbi jetën prej koronavirusit është vetëizoluar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi për mediat se ata do t’u nënshtrohen analizave për të parë nëse janë infektuar apo jo.

 

“Mjekët që i kanë asistuar të sëmurës që në momentin që është dhënë diagnoza e koronavirusiit kanë qenë të gjithë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale. Mundësia e infektimit të tyre është pothuajse zero. Mjekët që kanë pasur kontakte më parë, u është marrë analiza, pritet përgjigjja, dhe deri në këtë moment janë të vetëkarantinuar. Është bërë hetim epidemiologjik i detajuar, jo vetëm nga të Durrësit edhe nga ata të ISHP, për fat të mirë pacientja ka qenë në dhomë vetëm. Të gjithë personat sipas skedës së hetimit epidemiologjik janë të gjithë dukë u kontaktuar. Dhe ky është një proces, nuk bëhet në moment.”

 

73-vjeçarja ndërroi jetë këtë të mërkurë në Spitalin e Durrësit. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re