Thuajse trefishi i rasteve janë identifikuar me koronavirus, në krahasim me në ditë më parë që ishin vetëm gjashtë. Nga 236 testet e kryera, një numër relativisht i lartë, 17 rezultuan të infektuar.

 

Në terapi intensive në të dyja spitalet COVID janë dhjetë pacientë.

 

Të shëruarit arrijnë shifrën 154. Ndër to në orët e fundit janë një mjek dhe katër infermierë.

 

Mbartësit e rinj të virusit janë zbuluar në vatrat ekzistuese të infeksionit. Janë të gjitha raste brenda familjeve, ku më herët një nga anëtarët është gjetur pozitiv ndaj koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko