19-vjeçarja Elta Bajrami nga Prishtina që aktualisht studion në SHBA, mund të konsiderohet pa frikë një shkencëtare, pasi ndërtoin nanosatelitin e parë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se si nisi gjithë ky ndërtim që në një moshë kaq të vogël. Elta ndau detaje nga vështirësitë e punës, duke shpjeguar edhe më konkretisht për të gjithë se ccfarë është një nanosatelit.

Është kënaqësi me të vërtetë të ndajë krijimin e një nanosateliti, të cilin do ta sqaroj se ccfarë sqaron. Një nanosatelit është një grup i satelitëve artificialë. Mirëpo, nga vetë fjala nanosatelitë, nga parashtresa nano, kuptojmë që është satelitet me përmasa të caktuara, të vogla, ku peshon diku 1-10 kg. Nanosatelitët ndahen në lloje të ndryshme, në tipe të ndryshme, edhe shërbejnë për vëzhgime ndërplanetare, për vëzhgime në sisteme të orbitës, për kapjen e imazheve, për matjen e temperaturës. Zakonisht kapin valët e gjata të përbëra nga valët infra të kuqe.

Nga 1-10, për vështirësinë e krijimit të nanosatelitit do të jepja një 7.5, nga që kishte dhe sfidat e veta. Sepse ishte hera e parë që modelonim dhe nuk kishte as bazë që ku të bazohehemi, apo nuk kishim model që të shohim se si të ndërtohet. Na është dashur 3 muaj kohë për realizimin dhe është dashur që preciziteti i punës të jetë shumë i lartë, nga që vetë struktura e nanosatelitit të jetë shumë e vogël dhe që të bëhet lidhja të jetë perfekt”, u shpreh ndër të tjera ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re