Të kesh fëmijë të mjaftueshëm për të ndërtuar një ekip futbolli mund të duket si një shaka, por kjo nënë e re milionere e 11 fëmijëve është aq e varur nga fëmijët, saqë dëshiron të paktën 100.

Nëna ruse Christina Ozturk, 23 vjeçe, tashmë po rrit 11 fëmijë të saj biologjikë dhe shpreson të ketë dhjetëra të tjerë duke përdorur nëna zëvendësuese.

Pavarësisht se tashmë është e mbushur me pelena, mamaja e re e do jetën familjare me burrin biznesmen Galip Ozturk, 56 vjeç, aq shumë sa çifti janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 1.5 milion dollarë për të pasur 100 bebe me zëvendësim, raporton The Sun.

“Për momentin, unë kam 11 fëmijë me te fundit, Olivia, e cila mbërriti në fund të muajit të kaluar,” tha Christina.

“Unë kam lindur vete vajzën time të madhe Vika, gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonat nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nena zëvendësuese,” shtoi ajo./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re