Përhapja e koronavirusit në Shqipëri duket se është nën kontroll. Kjo është dita e dytë me katër raste ditore në vendin tonë.

Specialistja Rovena Daja deklaroi në daljen e saj se në 24 orë janë testuar 243 qytetarë

“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70

Krujë 51

Shkodër 16

Kamëz 12

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 2

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re