Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja, 2 raste janë regjistruar në Berat dhe 2 në Tiranë, mes tyre një grua shtatzënë.

ISHP njofton se në spitale ndodhen të shtruar 21 persona, ku njëri është në shërbimin intensiv. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 persona. Ka shkuar në 880 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.

Ndërkohë, deri më tani 31 persona e kanë humbur betejën me COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re