Vetëm 5.500 palestinezë mund të hynin në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për ta falur namazin e xhumasë, pasi Izraeli vendosi sërish kufizime të moshës, transmeton Anadolu.

Për të katërtën herë radhazi në namazin e xhumasë, policia izraelite vendosi kufizime të rrepta për palestinezët që hyjnë në Al-Aksa. Ndërsa Izraeli i lejoi vetëm të moshuarit të hynin në xhaminë Al-Aksa për t’u falur, qindra palestinezë kryen lutjet në rrugët përreth Xhamisë së Shenjtë.

Oborri i Xhamisë Al-Aksa, e cila është e përshtatshme për më shumë se 120 mijë njerëz për t’u falur në të njëjtën kohë, mbeti pothuajse i zbrazët për shkak të kufizimeve izraelite dhe vetëm 5.500 palestinezë e falën namazin e xhumasë aty.

Ashtu si në javët e kaluara, policia izraelite përsëri ndaloi të rinjtë palestinezë që donin të falnin namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Forcat izraelite, të cilat morën masa të forta sigurie me barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër, nuk i kishin lejuar të rinjtë palestinezë, e ndonjëherë edhe palestinezët e moshuar, të hynin në Al-Aksa që në orët e mëngjesit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re