Sibora Duka është 6-vjeçarja e talentuar, që është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo ka filluar të ecë që 7 muajshe dhe e flet anglishten shumë rrjedhshëm. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, vogëlushja bashkë me nënën e saj, Besmira, treguan gjithçka rreth edukimit të 6-vjeçares, e cila reciton poezitë e rilindasve.

Sibora ka ecur që 7 muajshe. Është fëmija më tipik i pallatit, e njohin të gjithë Siborën që nuk rri. Që një vjeçe vetëm vraponte. Është një fëmijë që duhet t’i rrish gjatë gjithë kohës mbrapa, mos t’ja humbasësh shikimin, se bën shumë rrengje. Është ‘e tmerrshme’, unë i thërras ‘përbindësishi i vogël’.

Anglishten e di shumë mirë, e ka mësuar vetë dhe ne punojmë shumë me Siborën. Nuk e kemi në një shkollë angleze. Tani do fillojmë t’i mësojmë gjermanishten.

E ka mësuar vetë dhe nga motra ime se është mësuese anglishteje, por më shumë e ka dëshirë. E artikulon aq bukur, sa ndonjëherë dhe unë ngecen para Siborës, më duhet ta dëgjoj sërish, edhe mendimet i shpreh shumë rrjedhshëm në gjuhën angleze.

Unë duke parë talentin e Siborës, gjendem në kohën e duhur, por edhe t’i hapësh rrjetet sociale, është çik e vështirë, sidomos për moshën që ka, atë ç’ka trasmetojmë. Ne përpiqemi që të japim gjithmonë gjëra edukative, letërsinë shqiptare, të mësojmë gjuhën e huaj, por ndonjëherë bëjmë dhe ndonjë video, ndonjë shaka, që keqinterpretohet”, u shpreh nëna e saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re