Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Shqipëri, Aurora Dollenberg tha se pezullimi i vaksinës Astra Zeneca në Gjermani, dhe jo vetëm, pritet që të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid, edhe për shkak të qarkullimit në masë të mutacioneve të Covid.

Në një lidhje me skype me Fax News, Dollenberg tha se në Gjermani, nga 1.6 milionë doza të vaksinës Astra Zeneca që janë aplikuar janë vërejtur vetëm 7 raste të trompozës, që sipas saj edhe mund të mos jenë shkaktuar për shkak të vaksinës.

Dollenberg tha më tej se situata në Gjermani është më e mirëadministruar, edhe për shkak se të gjithë qytetarët janë të pajisur me kartën e shëndetit, dhe mjekët nuk kanë interesa financiare me pacientët e tyre.

“Jemi në një situatë të vështirë për shkak se për të paktën një javë është pezulluar vaksina Astra Zeneca. Ka pasur 7 raste të trompozës në tru nga 1.6 milionë të vaksinuar, por për mendimin tim nuk ka studime që të provojnë rrezikshmërinë e vaksinës Astra Zeneca.

Kjo ndërprerje e vaksnimit do të sjellë rritje të ndjeshme të shifrave të infektimeve, si në Gjermani ashtu edhe në Shqipëri. Ka pasur shumëfishim të rasteve të infektimeve, për shkak të varianteve të reja të Covid .

Për mua si mjeke përgjigja është shumë e qartë, që është më i rrezikshëm Covid sesa marrja e vaksinës.

Nëse në shtete shumë të fuqishme nga ana ekonomike dhe organizative kjo pandemi ka qenë një sfidë e madhe, për Shqipërinë kjo do të ishte dhe më e vështirë. Ka identifikuar dhe më qartë defektet që ka sistemi shëndetësor, duhet ti shohim si një mundësi për tu përmirësuar.

Këtu gjithçka është më e rregulluar, pacientët që kanë simptoma të mesme dhe të lehta, ne komunikojmë përditë me to, nëse ka komplikacione patjetër që ka vend në spitale, edhe pse ka një fluks në spitale.

Pacientët në Gjermani kanë një historik më të plotë të kontrolleve, karta e shëndetit mbulon gjithçka, dhe kjo është një barrierë që ne nuk na pengon, ne nuk kemi interesa financiare te pacientët”, tha Dollenberg.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re