Skip to content

Vetëm 7 raste të reja me COVId-19/ 31 pacientë trajtohen në dy spitale

Prej disa ditësh numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të raportohet nën dhjetë raste në 24 orët e fundit janë identifikuar shtatë raste të reja. Mbartësit e virusit janë zbuluar në qytetet e Tiranës, Krujës dhe Kukësit.

Nga 239 të infektuarit aktiv, vetëm 11 për qind e tyre marrin shërbimin mjekësor në spitalin infektiv të Tiranës dhe te “Shefqet Ndroqi”.

Me 31 të shëruarit e orëve të fundit, një shifër relativisht e lartë, shkon në 519 numri i personave që e kanë mundur sëmundjen. Harta e të infektuarëve me rritjen e të shëruarve po pëson tkurrje. Aktualisht virusi është i pranishëm në 13 qytete e bashki. Në më shumtën e tyre autoritetet shëndetësore raportojnë nën pesë raste.

Tirana, Kruja dhe Kurbini mbeten me numrin më të lartë, kryesuar nga kryeqyteti me 90 mbartës të virusit. Për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë për çdo shqetësim apo shërbim mjekësor, kontakti më i rëndësishëm mbetet mjeku i familjes, pa qenë e nevojshme të shkojnë në poliklinika.

Deri në daljen e një vaksine, epidemiologët kërkojnë kujdes nga qytetarët dhe mos t’i neglizhojnë masat që na mbrojnë nga infektimi apo përhapja e virusit.