
Gjatë intervistës së tij për Fax News, gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta ndaj të ashtuquajturave parti të vogla.
Sipas tij, të gjitha janë të kapura nga kryeministri Edi Rama dhe i shërbejnë atij.
“Të gjitha partitë e reja janë të kapura nga Edi Rama. Të gjitha partitë e reja janë të sponsorizuara. Nuk është rastësi që del Adriatiku në protestë, do dale Arlind Qori nesër, do dale Agron Shehaj pasnesër. Pra, këta të gjithë plotësojnë suazën e partive të kapura që i shërbejnë vetëm qeverisë”, është shprehur Toska.
Si do ndahet bulevardi?
“Ta ndajnë si të duan. Të gjithë i shërbejnë qeverisë. Askush nuk i shërben shqiptarëve nga partitë e opozitës. Shkojnë partitë e reja dhe zihen për një mandate deputeti. Shprehin edhe melagomani të madhe me fjalë të mëdha. Se shqiptarët kanë një shprehje jo etike, pra “shesin gaz”. Më fal për shprehjen, me pordhë të mëdha dhe thonë që do të marrin 71 mandate, marrin vetëm 1. Zihen dhe turbullojnë gjithë Shqipërinë dhe qënkan të besuar për shqiptarët? Kur Agron Shehaj është në biznes me Erion Veliajn. Arlind Qori është më pak i ndikuar nga pushteti dhe më pak I kontaminuar nga llumi dhe zullumi i kësaj qeverisjeje. Sepse duket nga hapësira mediatike. Të gjithëve ju hapen ekranet vetëm Arlindit nuk i hapen. Pse?”
LEXO EDHE: “Ka interesa politike, ekonomike…”, Toska: PD nuk mund të vijë në pushtet me Berishën kryetar



