Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar mos thirrjen e biznesmenes Vilma Nushi në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Sterilizimit dhe Check-Up, pasi është kundërshtuar nga PS.
“Vetëm këtu e dëgjojmë që nuk duhet të thirren ata që marrin lekët”, është shprehur Korreshi, i cili shtoi se “vetëm dividenti ka rrujt një milion e gjysmë euro”.
Demokrati u shpreh se kushdo që ka marrë lekët e shqiptarëve e ka përfituar fonde publike, është i detyruar të vijë në komision.
“Shoqa Vilma ka marrë 1.5 milion euro, i ka çuar në plazh, është ngrohur atje, oho me 1.5 milion euro të shqiptarëve. Ne presim të kthehet nëse është me pushime”, tha ai.
Korreshi: Ju po thoni që ai që ka marrë lekët, nuk qenkan pjesë e kontratës. Vetëm këtu e dëgjojmë që nuk duhet të thirren ata që marrin lekët, kush i ka marrë leket e shqiptarëve? Vetëm devidenti ka rrujt një milion e gjysmë euro, quhet kjo? Në qoftë se kjo i ka marrë se ka shit ndonjë barake jashtë lekëve të shqiptarëve, dakord s’po e thërrasim.
Ka marrë lekët e shqiptarëve kjo, ka përfituar fonde publike dhe është e detyruar të vijë në këtë komision. Pikë! Shoku Edi Rama, a ishte ky që i ngriti këto koncesionet si fitore mbi xhon turqit. Këtë vit na shpjegoi se pse u ngrit projekt i këtyre PPP, kap ca të kapësh dhe ca suksesi ka pas në buxhet.
Shoku Edi Rama e ka barë këtë kaq të madhe, se politikën e ka bazuar në këtë, fushatën e tij mbi PPT. Shoqa Vilma ka marrë 1.5 milion euro, i ka çuar në plazh, është ngrohur atje me 1.5 milion euro të shqiptarëve. Ne presim të kthehet, nëse është me pushime.