Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale e ironizoi rolin e tij kur ishte në krye të shtetit, duke thënë se ky i fundit merrej me revolucione imagjinare.

Por për Metën, vendi është në një situatë reale dhe aspak imagjinare, ku sipas tij ka denoncuar prej kohësh kapjen e institucioneve të pavarura nga qeveria.

“Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare, por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-Presidenti i Republikës në atë të kapjes totale të shtetit dhe të zerimit të pavarësisë të çdo institucioni të pavarur.

Nuk ka qenë imagjinar betimi tek noterja tek Lana i një kandidateje për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka qenë imagjinar zgjedhja me 69 vota nën flakët e tymuesëve të opozitës të Prokurorit të Përgjithshëm nga 84 vota që kishte Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka qenë imagjinar e gjithë kapja e sistemit të drejtësisë. Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës që nuk ekziston”, thekson Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re