Deputeti demokrat Bledion Nallbati, pas zhvillimeve të fundit në PD ku përçarja është thelluar më shumë, ka deklaruar se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet. 

Ai theksoi se “nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim?”, duke theksuar se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti.

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë.

Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim?

Nnuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar”, u shpreh ai.

Nuk njihni as Berishën dhe as Bashën?

“Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statuor”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re