Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler i ka kthyer  përgjigje kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombëtar si në 1914, që të dorëzojë bashkinë e Shkodrës.

Në një shënim ne Twitter ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler thekson se diskutimi është kënaqesi, por kujton se 2019 nuk është 1913.

““Do isha i lumtur të diskutoja.

 Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE.

 Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: 

Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. 

Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë,”- shkruan Sattler. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re