Skip to content

“Vetëm mos lëvizni me makina të transportit të shpendëve na thanë”/ Në Lezhë shitja e pulave vijon normalisht, tregtarët: Asnjë kontroll deri tani

Në tregun e Lezhës vijon shitja e pulave dhe produkteve të tyre ndërkohë që nuk është kryer asnjë kontroll. Gripi i shpendeve, nuk i ka shqetësur tregtaret dhe institucionet përgjegjesë në Lezhë.

Shitja e pulave të gjalla dhe vezeve vijon normalisht. Në tregun e improvizuar të gjësë së gjallë dhe produkteve të tjera bujqësore, mungojnë kontrollet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo dhe sektori i Veterinarise.Tregtarët thonë se vetëm janë kontaktuar me telefon nga institucionet që mos të lëvizin me shpend për shkak të gripit, ndërsa kontrollet thonë se i bëjnë në rruge private.

Na kanë marrë në telefon duke thënë se kanë urdhër nga Tirana dhe na paralajmëruan të mos ecim me makinat e transportit të shpendëve. Në shtëpi kam aktualisht zog të vogël për rritje rreth 1 mijë copë, ndërsa të mëdha kam 600. Faktikisht momentalisht nuk kemi probleme, vaksinimin e bëjmë vetë, nuk presim njeri. Po bëj gati 10 vite këtu dhe klientelën e kam të njëjtën, thjesht u kërkoj besim. Duhen vaksinu pulat çdo vit”-tha një tregtar.

Ne jemi fshatarë të varfër, prej nesh nuk vjen e keqja, i kemi tonat i shesim në shtëpi. Ne diku do të hamë”-tha një tjetër.

Nga ana tjetër, konsumatoret thonë se përkohësisht kanë frikë ti konsumojnë këto produkte. Sektori i Veterinarisë bën me dije se deri tani nuk nuk ka patur raste të gripit të shpendeve në Qarkun e Lezhës.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb