Kandidati i PD-së këto zgjedhje Klevis Balliu foli për News 24 lidhur me disa incidente që ndodhën sot në Tiranë e Vorë, ku spikati sherri i Flamur Nokës në një qendër votimi dhe zbulimi i një zyre të PS-së pa logo pranë një qendre votimi në Tiranë.
Balliu thotë se këto incidente të shkaktuara nga PS, zbuluan aktivitetet ilegale që ata kryenin në një ditë zgjedhore.
Më tej foli edhe për njerëzit e PS-së që u panë të filmuar duke ikur me vrap dhe të mbuluar me kapuç. Për rezultatin Balliu shtoi se priten surpriza.
Balliu: Incidente janë shkaktuar nga qeveria jo vetëm në Vorë, por edhe rasti i Erion Braçe. Edhe tani në Yzvberisht ku zyra ilegale të PS janë përdorur pa logo në afërsi të QV. Janë kapur në flagrancë 2 persona që na komentuan se ishte një lokal. Pasi vrapuan dhe fshehën kokat administratori i pallatit njoftoi se ishte zyrë elektorale e PS, ilegale. Bëhen aktivitete ilegale. Janë masat që po merr regjimi që po jep shpirt. Patronazhistë po i shohin njerëzit në Tiranë nuk vrapuar më kokën mbuluar me kapuç. Rama me patronazhistët por ndjejnë humbjen dhe po bëjnë gjithçka për të shkatërruar humbjen.
Për Vorën, ka mbetur ende në duart e bandave. Diskutohet hapur në çdo tavolinë dhe çdo studio mediatike. Nuk ka lidhje se janë socialistë apo demokratë. Janë banda që kontrollojnë në emër të Ramës atë bashki. Kjo është denoncuar prej kohësh nga PD.
Sapo isha në Astir, ka rritje në këto zgjedhje të votuesve nga zgjedhjet e 2021. Do shikoni surpriza. Të thuash socialist bordello dhe të presësh të votojnë nuk do ndodh. I quajti bordello. Gjithë Partinë Socialistëve të vjetër.
Vetëm një parti ilegalësh hap zyra ilegale gjatë fushatës.