Shkodra ka shënuar vetëm një rast të ri me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, nga përgjigjet e 38 mostrave të marra në datë 24 dhe 25, pas konfirmimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë ka një rast të ri pozitiv në Shkodër.

Janë shuar, sipas raportimeve te Ora News, disa vatra ku ka pasur raste me infeksion Covid si Dobraç, Guerrile, Dracin, Spital Rajonal, Vau i Dejës dhe Shiroka.

Ndërsa si vatër e izoluar është Velipoja. 13 qytetarë ndodhen aktualisht në Spitalin Covid-1 në Tiranë dhe gjendja shëndetësore e tyre deri në këto momente është e stabilizuar.

Mostrat e marra sot për personat e dyshuar si të infektuar janë 19. Mbi 50 % e të infektuarve me Covid nga 104 personave në total për Shkodrën janë shëruar, pra 55 të shëruar. 29 qytetarë të ardhur nga jashtë vendit dhe të akomoduar ne konviktit u universitetit Luigj Gurakuqi janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe pa shenja të sëmundjes Covid 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re