Milan Radoiçiç, organizatori i sulmit terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, do të lirohet nga paraburgimi, raportojnë mediat e Beogradit.

“Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi dëgjoi të pandehurin M.R për arsyet e caktimit të paraburgimit, refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar paraburgim për shkaqe ligjore të parapara me nenin 211 paragrafi 1. pika 1 e Kodit të Procedurës Penale, d.m.th për shkak të rrezikut nga arratisja”, njoftuan nga Gjykata e Lartë në Beograd.

Në të njëjtën kohë, siç thuhet, Radoiçiçit i është shqiptuar masa e ndalimit me të cilin ia ndalon daljen nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i ndalohet të shkojë në territorin e Kosovës, si dhe është urdhëruar të paraqitet në stacionin policor kompetent me datën 1 dhe 15 të çdo muaji.

Gjithashtu, i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtja se mund të ndalohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.

Kështu, nuk ka zgjatur shumë arrestimi serb i njerit kyç të ngjarjeve të fundit në veri, të cilat kanë kthyer përmbys të gjithë realitetin e deritanishëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko