Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Meta në lidhje me ftesën që i bëri ky i fundit për një debat publik mes tyre.

“Ilir Meta tani më thotë hajde në debat. Monika më do në debat, vetëm Saliu s’më do se e di që s’është mendim i mirë. Ilir Meta të bëjë debat me Monikën kush është kryetar se është ai njeriu që punon fshehurazi ky është fakt, që Monika pounon haptazi dihet.

Dhe që njëri ikën për president dhe e lë tjetrën drejtoreshë në ndërmarrje edhe kjo dihet. Pasi të mundë Monikën në debat se kjo dihet që Peçi e do shumë Monikën, por nuk e ndërron me Ilirin, të bëjë debat me Lulin kush është kryetar i opozitës.
Po e fitoi debatin me Lulin, pastaj shohim.

Po kështu jo!

Edhe diçka të fundit për Ilir metën: Është presidenti i parë dhe i fundit i një republike që i jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte. Nuk ekziston, dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët. Ka medalje për ata që vriten në krye të detyrës, vritet një ushtar në Afganistan apo polic në krye të detyrës i jepet medalja familjes, por që ti të dekorosh heronjtë e Popullit kjo tejkalon Boratin. E bën Boratin të vetmin origjinal më kot se kopja. Vojo Kushi është heroi i popullit, ca i jep ky?”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re