Selami Xhepa, ekspert ekonomie flet per Fax News mbi borxhin publik dhe paketën fiskale:
Pritshmëritë janë që nevoja e mbajtjes së borxhit publik nën kontroll, do të realizohet duke shkurtuar shpenzimet publike. Pra që këtë vit për shembull kemi 100 milione euro më pak investime se vitin e kaluar. Në vazhdimësi do kemi gjithnjë e më pak investime publike sepse kjo është konsideruar si e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll deficitin. Mirëpo ulja e tyre vazhdimisht dhe zëvendësimi i tyre me PPP, a sjell një problem kritik që ka të bëjë me transparencën e investimeve publike, me eficencën dhe shpenzime të tjera që i shtohen borxhit publik pavarësisht se nuk shfaqen në regjistrin e qeverisë.
Kështu që në pikëpamjen time, ky buxhet janë 2 satelitët që do ngrihen në hapësirë edhe dronët sepse elementët e tjerë janë njëlloj si në vitet e kaluara. Mbështetje të të njëjta kontratave të PPP-ve. Nëse kemi zhvillime shumë negative të cmimeve ajo që realizohet nëpërmjet buxhetit, mbësjtetja për ndihmat ekonomike, është 1.2 miliardë lekë më pak sesa vitin e kaluar. Kjo do të thotë se agjenda sociale përkeqësohet, mbështetja buxhetore bie. Frika për inflacionin është e madhe sepse mund të nxjerë borxhin jashtë binarëve. Nëse norma e interesit do rritet, duhet të alokohen më shuëm fonde.
Rezervat e Këshillit të Ministrave duhet të ishin më të mëdha. Kanë qenë 9 fonde rezervë, janë 7 aktualisht. Që do të thotë se mënyra sesi është hartuar buxheti e shikoj me rreziqe që mbeten prezente në ekonomi.
Kemi cdo vit ndërhyrje në paketën fiskale, sa e dobëson klimën e biznesit në vend?
Paqëndrueshmëria edhe kur vjen për mirë në fakt krijojnë idenë e mungesës së parashikueshmërisë së një plani biznesi. Sistemet fiskale instalohen njëherë dhe lihen atje që të provohen. Nuk mund të bëhen këto lloj ndërhyrjesh sic i kemi zakon. Kjo nuk është aspak gjë e mirë dhe ky është një problem serioz i legjislacionit tonë fiskal.
Vendimet merren në minutën e fundit dhe janë të pastudiuara dhe të pamotivuara. Ishte një reformë që mund të bëhej më mirë për mandatin e tretë të qeverisë që mund të jetë edhe i fundit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
