Mbrëmjen e djeshme sulmi pranë zyrave qendrore të partisë PASOK në Athinë është kryer nga Organizata Terroriste “Vetëmbrojtja revolucionare” me qëllim vrasjen e një polici.
 
Sipas ekspertizës së Policisë Greke, arma e cila u përdor në sulmin e mbrëmshëm në Athinë ndaj policëve të cilin ishin në detyrë në zyrat qendrore të partisë PASOK, është e njëjta armë Kallashnikov 7.62mm, e cila është përdorur dhe në sulmet e mëparshme.
 
Zyrat qendrore të PASOK janë sulmuar me të njëjtën armë dhe në maj të 2014 si dhe në janar 2017. Dy sulmet e mëparshme janë marrë përsipër nga organizata kriminale “Vetëmbrojtja revolucionare”. Sipas uniformave blu qëllimi i tyre mbrëmjen e së hënës  ishte vrasja e policëve.
 
Polici  rojë arriti të shihte atentatorin dhe u mbrojt me duar duke mos pasur as plagosje të tij. Sulmi ndodhi rreth orës 20.00 dhe sipas dëshmitarëve  atentatori qëlloi 5-6 herë. Reagime ka pasur nga partitë e të gjithë spektrit politik duke e quajtur një “sulm ndaj demokracisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re