Një fshatar indian është në gjendje kritike pasi preu gjuhën e tij për t’ia ofruar si “flijim” një perëndeshë në një tempull hindu.

Vetëgjymtimi i 40-vjeçarit, i cili përdori një thikë, shkaktoi panik mes turmës së besimtarëve që ishin dyndur drejt tempullit në shtetin Uttar Pradesh.

Burri dhe gruaja e tij fillimisht kryen një ritual dhe më pas ai preu gjuhën dhe e vendosi në portën e tempullit, tha një inspektor policie, Abhilas Tiwari. “Policët që ishin në tempull vrapuan drejt tij dhe e çuan në spital, me ndihmën e besimtarëve të tjerë”, shtoi ai.

Gruaja ka shpjeguar në polici se i shoqi “sakrifikoi” gjuhën për të qetësuar një perëndeshë, pa dhënë detaje.

Vetëgjymtime të tilla ndodhin edhe sot në disa pjesë të Indisë, ku shumica e popullsisë ende beson në bestytni dhe kryen veprime të çuditshme për të qetësuar perënditë. Të paktën dy incidente të ngjashme u raportuan vitin e kaluar.

Në të dyja rastet, ata ishin djem të rinj rreth të 20-tave, të cilët vetëprisnin gjuhën. Në vitin 2020, një prift hindu i preu kokën një fshatari, duke pretenduar se një zot i kishte ardhur në ëndërr dhe e udhëzoi që ta sakrifikonte.

E gjithë kjo lloj marrëzie mizore vjen nga të besuarit në shumë zota e jo në një Zot. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re