Pastori i njohur amerikan, Jarrid Wilson, i cili jetonte dhe vepronte në Kaliforni, ka tronditur opinionin me lajmin se i ka marrë jetën vetes.
Wilson, i cili ka punuar si avokat për përmirësimin e kushteve për të sëmurët e shëndetit mental, ka qenë aktivist i njohur në sajë të programit që e kishte nisur së bashku me gruan e tij dy vite më parë.
Përmes aktivitetit në Kaliforni, ai ishte bërë tejet i njohur në rrjetet sociale, duke gjeneruar klikime me ligjëratat e tij online ku thoshte se “dorëzimi nga jeta nuk është opsion”. Por me sa duket këtë mësim nuk ia kishte dhënë vetes.
Lajmin për vdekjen pastorit e kanë konfirmuar autoritetet në Kaliforni, ndërsa gruaja e tij ka pohuar se Wilson kishte pasur probleme me mendimet suicidale tash e sa kohë.