Dy gardianët e burgut të cilët ishin në detyrë natën kur vdiq financieri dhe i akuzuari për pedofili, Jeffrey Epstein, janë arrestuar pas dyshimeve se ka pasur falsifikim të regjistrave.

Sipas mediave amerikane, Epstein ka varur veten në burg në muajin gusht të këtij viti ndërsa ishte duke pritur gjykimin nën akuzën për abuzim seksual.

Akuzat kundër dy gardianëve janë të parët që rrjedhin nga një hetim penal për vdekjen e tij, e cila nisi të bëhej misterioze pas daljes së pretendimeve se ajo nuk ishte realisht vetëvrasje.

Epstein ishte vetdeklaruar i pafajshëm për abuzimin seksual ndaj dhjetëra vajzave, disa prej tyre madje 14-vjeçe.

66-vjeçari ka qenë i dënuar për akuza të ngjashme në vitin 2008 në Florida, por dënimi iu zbut dhe ai doli i lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re