Vëzhguesit e kandidatëve të pavaruar të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjdhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit.

Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.

Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re