Lëvizja Vetëvendosje ka humbur betejën me ish-deputeten e saj Aida Dërguti, pasi nuk ka arritur ta rrëzojë nga posti i nënkryetares së Kuvendit.

Nga 88 deputetë sa morën pjesë në votim për shkarkimin e Dërgutit, 16 votuan për 26 kundër dhe 48 deputetë abstenuan.

Mirëpo VV vërtet ka humbur betejën por jo luftën, pasi që pritet ta dërgojë këtë çështje për interepretim në Gjykatën Kushtetuese, duke vlerësuar se pozita e nënkryetares së Kuvendit u takon atyre si grupi i tretë më i madh parlamentar në Kuvend.

Kjo çështje në në seancën e kaluar ngjalli debate mjaft të ashpra mes ish-shokëve të idealit me ç’rast më i ashpri ishte Dardan Molliqaj i cili kërcënoi partinë me çelje letrash nëse vazhdojnë të merren me Aida Dërgutin.

Kjo e fundit ka qenë një ndër figurat më përfaqsuese femra të VV-së, por që ishte pret të parave që iu shkëput partisë së Albin Kurtit, kur nisi çarja e madhe. Madje siparin e hapi pikërisht ajo, duke qenë dhe strumbullarja e gjithë atij zhvillimi krejt të papritur e të pazakontë në Vetëvendosje, e cila u ça më dysh.         

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re