Lëvizja Vetëvendosje i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama, përse nuk ka reaguar për shkarkimin e Albin Kurtit.

Reagimi vjen nga kreu i zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi.

“KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë.

Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht.

Hesht sepse i painteresuar?

Hesht sepse kështu miraton?

Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?’, shkruan Bojken Abazi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re