Qeveria “Haradinaj” është më e dobëta e pasluftës dhe kontrollohet drejtpërdrejt nga presidenti serb Vuçiç. Akuza është ngritur nga deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita një ditë pas votimit të kabinetit të ri.
 
Ne seancën qe u bojkotua nga qeveria, Kurti deklaroi se ky kabinet bëri bashkë koalicionin pan me Vuçiç, me qëllim që vendi të mos drejtohej nga Vetëvendosje. Kusht per kete pakt tha Kurti ishte Ministria e Bujqësisë, qe tashme drejtohet nga Beogradi. Kurti paralajmëroi qeverinë e re të mos guxojë të sjellë në kuvendin me një opozitë dy herë më të fortë temat e mëdha si bashkësinë e komunave serbe ne veri dhe paktin e kufirit me Malin e Zi.
 
Fjalën ne kete seancë e mori dhe deputeti i vetëm i koalicionit qeveritar, Milaim Zeka nga Nisma. Por kryeparlamentari Veseli e ndërpreu ate per shkak te mungesës se etikes ne kuvend. Ndërkohe jashtë ambienteve te kuvendit Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk merr pjese në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, pasi te shtunen ishin ata që kërkuan të ndërprehet debati. Nje dite me pare, kuvendi votoi me 61 vota pro qeverinë Haradinaj me 5 zv/kryeministra dhe 17 ministra.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re