Një prej vëllezërve të Bedrie Lokës, e cila u vetëvra në Durrës disa ditë më parë ka akuzuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loka se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Në një lidhje për News24, Mahmut Bushi, ka thënë se motrën e tij nuk e kanë vrarë akuzat apo postimet në “Tik-Tok’, por bashkëshorti i saj.

“Motrën tone nuk e vrau Tik-Toku e vrau bashkëshorti!  Ne jemi te mendimit qe bashkëshorti i saj ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë qe bashkëshorti e ka çuar deri ne vetevrasje!  Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, është shprehur Mahmut Bushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re