Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 31-vjeçari me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia ditën e sotme në orën 15:50 si i dyshuar për vjedhje. Ndërsa Fax News mëson se rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Çfarë ndodhi brenda komisariatit në Kavajë, reagon Policia: 

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në reagimin e policisë.

Ky është i riu (Ilvi Stameta) që vrau veten brenda komisariatit të policisë:

Ilvi Stameta

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re