Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarje së rënë në Durrës, ku  41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një adrese false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”.

Balla  është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk duhet të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës me bazë gjinore, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike e as online.

Reagim i plotë:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re