Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë, por e bërë publike ditën e djeshme tronditi mbarë opinionin publik. 41-vjeçarja Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës duke u helmuar me fotoksinë, për shkak të bullizimit që i bënin në rrjetin social Tik Tok.

Por ditën e sotme, gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi bën me dije se është Elidon Hyseni prokurori që po heton çështjen e vetëhelmimit të 41 vjecares. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se profili në TikTok është hapur nga vajza e tezes së saj në  vitin 2022. Në atë kohë, viktima kishte bërë një padi në polici, dhe nga hetimet u zbulua identitetin e që fshihej pas adresës së Tik Tok-ut dhe se bëhej fjalë për një person që jeton në Itali.

Lexo edhe :Related Posts

Familjarët e viktimes ndërhynë që të mbyllej profili, por kjo nuk ndodhi.  Deri në fund te vitit të kaluar profili në TikTok kishte marrë afro 30 mijë klikime dhe çështja u bë mjaft e vështirë për 41 vjeçaren.

Bëhet e ditur se një nga kolegët e saj në fabrikë ka siguruar foton. Pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje familjarët të cilët kanë shpjeguar se si kanë ndodhur ngjarjet që nga hapja e profilit dhe deri tek ndërhyrja për ta mbyllur atë. Edhe në fabrikë janë pyetur disa persona por nuk bëhet e ditur nëse kanë dalë të dhëna të vlefshme për hetimin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re