Policia ka dale me nje njoftim zyrtar lidhur me vetevrasjen e 55-vjeçarit, Gjergj Mulalli.

 

Viktima raportohet se i ka dhene fund jetes pasi eshte lokalizuar nga policia ne nje banese te braktisur, e cila besohet se i perkiste kusheririt te tij. Fillimisht 55-vjeçari ka bere rezistence, duke i hapur zjarr policise pas thirrjeve per t’u dorezuar.

 

Me pas, mesohet se ai eshte vetevrare me te njejten arme zjarri qe i mori jeten bashkeshortes.

 

Gjergj Mulalli vrau me arme zjarri bashkeshorten e tij, 46 vjeç. Dyshohet se shkak i ngjarjes se rende ishte xhelozia.

 

Njoftimi i plote:

 

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

 

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

 

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re