Bota e medias dhe në veçanti e televizionit u trondit nga vetëvrasja e Anthony Bourdain, 61 vjeç, kuzhinier me famë, i cili realizonte emisione në shumë vende të botës për llogari të CNN.

Ai u gjet i vetëvrarë në dhomën e një hoteli në Strasburg, teksa ndodhej për xhirime.

Hetuesit francezë thanë se ai vari veten me një rrip të sajuar.

Por më shumë se kaq, ata po hetojnë për të zbuluar prani të substancave toksikologjike në organizëm, për të kuptuar nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës në momentin vetëvrasjes. Bourdain nuk e fshehu që gjatë jetës së tij luftoi me varësinë nga droga dhe depresioni.

Vitin e kaluar, duke folur për The Guardian, ai tha se kishte një edukim kaotik dhe arriti të gjente pak paqe në kuzhinë.

Ai shtoi se nga jeta e tij ishte e varur shumë nga duhani, alkooli, por gjithashtu dhe nga heroina.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re