Skip to content

Vetëvrasja e të riut, ”Shefqet Ndroqi” kyçet totalisht, nuk lejohen mediat dhe familjarët ti afrohen derës/ Ministria nis propagandën

Një ditë pas vetëvrasjes së 29-vjeçarit nga Durrësi, teksa u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Ministria e Shëndetësisë ka nisur propagandën, duke servirur pamje nga brenda spitalit, teksa mjekët shkojnë dhe vizitojnë pacientët nëpër dhoma.

Në pamjet e servirura nga Ministria, dhe të publikuara dhe nga vetë titullarja e institucionit Ogerta Manastriliu, shihen pacientë në gjendje të rënduar, dhe të tjerë që falenderojnë mjekët për punën e bërë, ndërkohë që në media janë denoncuar fenomene aspak të hijshme.

Vetëm dy ditë më parë kamerat e televizioneve filmuan një vajzë duke dhënë para nga dera e spitalit, ndërkohë që shumë prej familjarëve blejnë vetë pasije dhe medikamente, për personat që ndodhen të shtruar.

Nga ana tjetër , ajo që është edhe më alarmante, është fakti se sot mediat dhe familjarët nuk janë lejuar që të hyjnë as në oborrin e spitalit, duke bërë që pacientët të mbahen në izolim të plotë, dhe të afërmit e tyre në terr informativ.

Nuk dihet se ky mbështetet Ministria e Shëndetësisë në rregulla të tilla, ku pacientëve nuk u lejohen as telefonat që të flasin me familjarët e tyre, të cilët mund të jenë dhe të vetmit që mund ti qetësojnë nga ana morale dhe ajo e shëndetit mendor e psikologjik.

Xhino, 29 vjeçari që u hodh nga ballkoni, ishte duke u shëruar prej Covid, por shumë miq të tij shprehen se ai ishte shumë i lidhur me familjen, e ndoshta komunikimi me ta do ta shpëtonte atë, ose të paktën do u jepte qetësinë familjarëve, që bënë gjithë sa mundën për birin e tyre.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb