Virginia Giuffre, e cila kishte akuzuar financierin amerikan Jeffrey Epstein dhe Princin e Britanisë, Andrew (vëllai i Mbretit Charles III) për abuzim seksual, kreu vetëvrasje në shtëpinë e saj në Australi, njoftoi sot familja e saj.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Virginia ndërroi jetë mbrëmë në fermën e saj në Australinë Perëndimore. Ajo kreu vetëvrasje pasi ishte viktimë e abuzimit seksual dhe trafikimit për një jetë të tërë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Në gusht të vitit 2021, Virginia Giuffre paditi Princin Andrew për abuzim seksual kur ishte 17 vjeçe dhe kishte rënë në rrjetën e rrethit të Epstein.

Duka i Jorkut kishte mohuar çdo përfshirje në rrethin e Epstein, i cili dhe ai kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual të fëmijëve.

Në mars të vitit 2022, Princi Andrew dhe 41-vjeçarja Giuffre arritën një zgjidhje jashtë gjykatës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko