Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Visarion Xhuvani’.

Dyshohet se i riu, Aqif Tabaku, në gjendje të rënduar psikologjike ka vrarë veten. Ai jetonte prej kohësh i vetëm pasi familja e tij kishte emigruar në Greqi prej disa kohësh.

Ka qenë pronari i banesës ku jetonte 20 vjecari, i cili ka njoftuar forcat e rendit të komisariatit të Elbasanit pasi ky i fundit që prej ditës së premte nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të tij në telefon.
Pasi kanë marrë njoftimin efektivët e policisë kanë hyrë në banesën e të riut dhe e kanë gjetur të varur me lidhëset e atleteve në tualetin e apartamentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se i riu nuk ka shenja dhune në trup ndaj pista kryesore ku po orientohet grupi i hetimit i ngritur nga Prokuroria e Elbasanit për zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet ajo e marrjes së jetës në kushte të rënduara psikologjike. 20-vjeçari ishte nxënes në një nga shkollat profesionale të Elbasanit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re