
Një 59-vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në ambientet e një magazine pranë banesës së tij në fshatin Cakran.
Sipas policisë, dyshohet se 59-vjeçari është vetëvrarë me armën e gjahut.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak i Policisë së Fierit:
“Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit”.