Një dite pas vetëvrasjes së 47-vjeçarit Ardian Kallami në Vaun e Dejës shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për dy policet që e morën ne pyetje. Familjarët akuzuan uniformat blu te Shkodrës për vetëvrasjen e 47 vjecarit, pasi sipas tyre ushtruan dhune psikologjike qe ai te pranonte akuzën. 47-vjeçari i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush. Ai ishte ndalur të shtunën e 26 majit nga policia i dyshuar për një vjedhje. Të dielën pasi dha dëshminë e tij në polici, u la i lirë duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar per te pranuar vjedhjen te cilën nuk e kishte kryer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re