Pas akuzave se kishte përdhunuar një vajzë adoleshente, Dan Johnson, një politikan i njohur amerikan, ka kryer vetëvrasje.
57 vjeçari i cili kishte mohuar akuzat, duket se ka qëlluar veten në makinë.
Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri pasi kishte ndalur makinën e tij në një pjesë të izoluar, në Uashington.
Johnson u zgjodh si përfaqësues i shtetit amerikan të Kentaki në vitin 2016. Ai fitoi pavarësisht polemikave mbi postimet në Facebook, në të cilat ai krahasoi Barak dhe Michelle Obama me 2 gorilla.
Johnson ishte gjithashtu pastor në një kishë lokale.
Por të hënë, policia publikoi denoncimin e një vajze të re, që e akuzonte për sulm seksual në bodrumin e tij në vitin 2013.
Duke predikuar në kishën e tij të martën, zoti Johnson tha se akuzat kundër tij ishin “krejtësisht të rreme”, duke thënë se ato ishin pjesë e një strategjie mbarëkombëtare për të mposhtur republikanët.
Por duket se ai nuk i rezistoi dot presionin nga ana e komunitetit, dhe pas dy ditësh u gjet i vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re