Skip to content

Vetingu i politikanëve, Basha: E duan Shqipërinë në gjunjë, por PD do ta pastrojë nga llumi dhe pazaret

Politikanët e korruptuar dhe oligarkët e duan Shqipërinë në gjunjë dhe janë bashkë kundër ndryshimit dhe Partisë Demokratike. Me këtë mesazh në Twitter, kreu demokrat Lulzim Basha pohon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, veset dhe pazaret e tyre, përmes vetingut politik.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit dhe PD-së. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset dhe pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.