Skip to content

Vetingu në polici/ Konfirmohet në detyrë kreu i SHÇBA

Konfirmohet në detyrë drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të zyrtarëve të policisë, Rrumbullaku rezultoi pa probleme në të tria shtyllat e vlerësimit.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe prej 4 vitesh ka shërbyer si zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike.