Pak kohë nga nisja e zbatimit të ligjit të vetingut për policinë, zv/ministri i brendshëm Julian Hodaj tha se formularët qe duhet të plotësojnë efektivët janë vetëm të natyrës deklarative. Ne disa raste krahas problemeve ne plotësim ka pasur dhe dokumente të bashkangjitura me formularët, por diçka e tille nuk nevojitet.
 
Sipas Hodajt, nuk ka informacione se drejtues të policisë kanë dhëne dorëheqje për shkak të nisjes së procesit të vetingut. Hodaj tha se Ministria e Brendshme vlerëson veprime të tilla, por nuk mund të verifikojë nëse efektive apo dhe drejtues aktualë janë larguar vetë për shkak të vetingut.
 
Të gjithë formularët e plotësuar duhet të dorëzohen brenda datës 5 maj dhe nuk do të ketë shtyrje të këtij afati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re