Fiku është pak më ndryshe se frutat e zakonshëm, me një teksturë të butë ai i përket familjes së manave. Zakonisht konsumohet si i thatë, por për të përfituar elementet ushqyese preferohet të hahet i freskët.
Ky frut konsumohej qysh në kohët e lashta, por ende vazhdon të jetë një shtesë e shijshme dhe e shëndetshme në tryezën e shumë personave.
Përveç shijes së veçantë, fiku i siguron trupit tonë elementet esenciale të nevojshme për funksionimin dhe rigjenerimin e organizmit tonë:
Veti antibakteriale dhe anti-kancerogjene
Fiku është përdorur në mjekësinë tradicionale si një ilaç për shërimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe si një trajtim natyror të sëmundjes së kancerit.
Rregullon nivelet e insulinës
Përveç fikut edhe gjethet e fikut janë një pjesë e zakonshme e menysë në disa kultura dhe kjo për arsye të mirë. Gjethet e fikut ndihmojnë në reduktimin e sasisë së insulinës së nevojshme nga personat diabetikë që kërkojnë injeksione të insulinës.
Në një studim, një ekstrakt i lëngët, i cili u bë nga gjethet e fikut u shtua në vaktin e mëngjesit të pjesëmarrësve diabetikë të varur nga insulina për të prodhuar këtë efekt të uljes së insulinës.
Parandalon degjenerimin makular
Humbja e shikimit, sidomos tek njerëzit e moshuar është zakonisht për shkak të degjenerimit makular. Fiku dhe frutat në përgjithësi janë të mira për t’ju ndihmuar të shmangni këtë simptomë shumë të zakonshme të plakjes.
Forcimi i kockave
I pasur me kalciumi, i cili është një nga komponentët më të rëndësishëm në uljen e rrezikut të osteoporozës dhe forcimin e eshtrave fiku ndihmon në forcimin e eshtrave . Gjithashtu përmban edhe fosfor i cili nxit rritjen dhe inkurajon formimin e kockave, në qoftë se ka ndonjë degradim dhe dëmtim të eshtrave.
Humbjen e peshës
Ushqime të pasura me fibra kanë një efekt pozitiv në menaxhimin e peshës.Në një studim, gratë që rrisnin konsumimin e fibrave zvogëlonin ndjeshëm konsumimin e tepërt të ushqimit, pra sasia e ngopjes dhe e urisë ndikonte që ato të mos e tepronin me bukë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re