Qumështi i dhisë cilësohet si një ndër llojet më të shëndetshme të qumështit. Struktura e tij është shumë e ngjashme me atë të nënës.

Përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, si dhe e forcon sistemin nervor.

Vetitë shëruese
Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për fortësinë e eshtrave, zink dhe selen, antioksidues të fuqishëm, të cilët forcojnë sistemin imun. Shkencëtarët spanjollë sugjerojnë se qumështi i dhisë sidomos është i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, që shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në gjak.
Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur. Ky qumësht është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe magnez dhe përmban shumë në krahasim me qumështin e lopës. Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, masë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës.



Previous article Kaka në një klub të ri

Next article Wenger largohet në fund të sezonit













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re