Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se që mbrëmë është vetizoluar, pasi ka qëndruar në një ambient me personin që doli se është i prekur nga koronavirusi. Haziri ka shkruar në Facebook se komuna të cilën ai udhëheq ka marrë veprime konkrete për parandalimin e virusit.

Postimi:

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus. Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimi. Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete. Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re